• Latest
Ushtarët paguanin për të qenë pjesë e ushtrisë romake

Ushtarët paguanin për të qenë pjesë e ushtrisë romake

November 5, 2021
Vonesa për ne BE, është më shumë se krim, është gabim

Vonesa për ne BE, është më shumë se krim, është gabim

May 9, 2022
Dalin emailet/Djali i presidentit Biden drejton laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë

Dalin emailet/Djali i presidentit Biden drejton laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë

March 27, 2022
“Natën shpirt”/ Çfarë po ndodh me Ardit Çunin dhe Beniada Nishanin?

“Natën shpirt”/ Çfarë po ndodh me Ardit Çunin dhe Beniada Nishanin?

March 26, 2022
Vuçiç lavdëron Ramën: Ishte i drejtë me Serbinë në samitin e NATO-s

Vuçiç lavdëron Ramën: Ishte i drejtë me Serbinë në samitin e NATO-s

March 26, 2022
Tha se lu.fta do të mbaronte për punë orësh, vritet gjenerali rus në Ukrainë

Tha se lu.fta do të mbaronte për punë orësh, vritet gjenerali rus në Ukrainë

March 26, 2022
A do të suspendohen policët që morën pjesë në takim me Vuçiqin?

A do të suspendohen policët që morën pjesë në takim me Vuçiqin?

March 25, 2022
Keith konfirmon ndarjen nga Adriana Matoshi: Lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja

Keith konfirmon ndarjen nga Adriana Matoshi: Lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja

March 25, 2022
Rexhep Qosja: Sali Berisha po tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë

Rexhep Qosja: Sali Berisha po tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë

March 25, 2022
Vuçiq e humb arsyen: Nëse do t’i organizonim zgjedhjet në Kosovë do të kishim të vdekur

Vuçiq e humb arsyen: Nëse do t’i organizonim zgjedhjet në Kosovë do të kishim të vdekur

March 25, 2022
Kamberi: Për shqiptarët e Luginës duhet autonomia me të drejtë bashkimi me Kosovën

Kamberi: Nuk është hera e parë që Serbia synon ta destabilizojë rajonin

March 25, 2022
Pandeli Majko kundër Ramës: Open Balkan ka prodhuar vetëm takime. Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen nëpërmjet Serbisë

Pandeli Majko kundër Ramës: Open Balkan ka prodhuar vetëm takime. Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen nëpërmjet Serbisë

March 25, 2022
Kurti u drejtohet serbëve: Gjyqtarja është suspenduar, por nuk është larguar nga puna

Kurti u drejtohet serbëve: Gjyqtarja është suspenduar, por nuk është larguar nga puna

March 25, 2022
  • #323 (no title)
Gazetadiplomacia.al
  • Lajme
  • Politika e jashtme
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosova
  • Gjeopolitika
  • Personalitete
  • Vëzhguesi
  • Editoriale
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Politika e jashtme
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosova
  • Gjeopolitika
  • Personalitete
  • Vëzhguesi
  • Editoriale
No Result
View All Result
Gazetadiplomacia.al
No Result
View All Result
Home Histori

Ushtarët paguanin për të qenë pjesë e ushtrisë romake

Editor 1 by Editor 1
November 5, 2021
in Histori, Lajme, Slider
0
Ushtarët paguanin për të qenë pjesë e ushtrisë romake
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E stërmadhe, multikulturore, shumë e kushtueshme. Kjo ishte ushtria romake në vitet e fundit të perandorisë. Ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me ushtrinë e parë, të themeluar sipas legjendës nga mbreti i parë i Romës, Romuli, përmes rekrutimit të vullnetarëve nga 3 fiset që hodhën bazat e mbretërisë.

Që nga vitet e monarkisë, njësia themelore e ushtrisë romake ishte legjioni. I pari përbëhej nga 3.000 ushtarë këmbësorë dhe 300 kalorës, të zgjedhur nga popullata romake e moshës midis 17-46 vjeç. Ushtarët nuk paguheshin për këtë angazhim.

Madje ata duhet të paguanin vetë për armatimin e tyre. Më të varfërit ishin ata të këmbësorisë, ndërsa më të pasurit ishin kalorësit. “Pagat” e para për ushtarët u shfaqën rreth shekullit V Para Krishtit, por në fillim ato ishin shumë të ulëta. Shpesh ushtarët pasuroheshin me “plaçkën e luftës”, dhe me “dhuratat” që gjeneralët u ofronin herë pas here trupave.

Në kohën e Hanibalit

Me lindjen e Republikës Romake, ushtria u nda në dy legjione, ku secili komandohej nga një konsull, dhe përbëhej nga maksimumi 10.000 legjionarë dhe rreth 600 kalorës. Kur Hanibali, udhëheqësi i Kartagjenës kaloi Alpet në vitin 218 Para Krishtit) për të zbritur drejt Romës, ushtria romake ishte rritur ndjeshëm tashmë, dhe numëronte deri në 23 legjione që ishin shpërndarë në mbarë Italinë, Iliri (në gadishullin Ballkanik), Sardenjë, Siçili dhe Gali (Franca e sotme).

Perandoria

Mbi 150 vjet më vonë, kur Jul Çezari u vra në vitin 44 Para Krishtit, legjionet nga 23 ishin rritur në 37. Dhe pas luftës civile midis Çezarit dhe August Oktavianit, ato u shtuan më

tej si numër. Disa prej tyre u vendosën në Maqedoni, në Lindje, dhe të tjerat në Afrikë. Sidoqoftë, menaxhimi i tyre nuk ishte pa probleme. Pikërisht për këtë arsye Augusti u përpoq t’i reformonte legjionet, duke krijuar një ushtri profesioniste të përbërë nga 28 legjione (më vonë ku numër u zvogëlua në 25), e përbërë nga një total prej 145.000 burrash që shërbenin për jo më pak se 16 vjet.

Ushtarëve “profesionistë”, iu shtuan edhe legjionarët e thjeshtë në përgjithësi ushtria perandorake në vitet e Augustit, përfshinte rreth 250.000 ushtarë që kontrollonin një territor tepër të madh, duke filluar nga Atlantiku në Perëndim, në lumin Eufrat në Lindje, dhe nga Holanda në Egjipt. E.K gazetadiolomacia.al

Previous Post

Rritja e cmimeve/ Dy vendet që kryesojnë listën në rajon: Serbia e para, Kosova e ndjek

Next Post

Diplomati rus u gjet i vdekur jashtë ambasadës së Berlinit\Dyshohet se ishte agjent i inteligjencës ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • #323 (no title)

© 2022 GazetaDiplomacia.al - © 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.